Rrjeti Agrodukagjini është një Organizim i Shoqatave Prodhuese të Rajonit të Dukagjinit i cili u formua me ndihmën e projekteve të Komisionit Evropian, qëllimi i të cilit është forcimi i Organizatave që operojnë në Sektorin e Bujqësisë në Rajonin e Pejës.
Përfituesit kryesorë janë bujqit, shoqatat bujqësore, tregtarët, zyrtaret komunal te rajonit të Pejës dhe partnerë tjerë të interesit.
Partnerët Kryesor: MBZHR, Fakulteti i Bujqësisë se Prishtinës, Kuvendi Komunal i Pejës, Klina, Istogu, Deçani, Gjakova, shoqatat bujqësore dhe qendrat tjera lokale kulturore.
Objektivi Kryesor i Rrjetit Agrodukagjini është që të konsolidojë dhe forcojë shoqërinë civile ne Regjionin e Pejës duke i lidhur ato me qendrat Kulturore, mas media dhe Institucionet publike për promovimin e prodhimtarisë dhe politikave zhvillimore të rajonit të Pejës.
Objektivi Specifik i Rrjetit është që të jetë sa më funksional dhe që të kontribuojë në rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe promovimin e një qeverisje te mire ne mes institucioneve bujqësore te Regjionit.
Rezultatet e pritura:
-Takime te rregullta të bordit të Rrjetit Agrodukagjini.
-Forcimi i kompetencave menaxhuese dhe financiare te përfaqësuesve te Rrjetit.
-Njohja e fermerëve dhe bujqve dhe anëtareve te shoqatave qe janë pjese e Rrjetit për te teknologjitë e reja ne sektorë dhe kualitetin e prodhimeve ne rritje.
-Hyrja ne shërbimet rurale ne Regjion për anëtaret e rrjetit me lehtësisht.
-Rritja e kompetencave menaxhuese dhe proceseve transparente administruese te zyrtareve publik te Komunës dhe Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për një shërbim me te mire ne Boten Rurale.
-Marrëdhëniet me Qendrat Kulturore dhe media duke rritur sensibilizimin shoqërisë civile.